Përmeti është një prej qyteteve më të vizituara në Shqipëri si nga pushuesit vendas ashtu edhe nga ata të huaj.
Lumi Vjosë është një ndër atraksionet më të frekuentuara nga turistët e këtij qyteti pothuajse gjatë gjithë vitit. Por ndotja e këtij lumi, i fundit i egër në Evropë dhe i shpallur Park Kombëtar, përbën një rrezik serioz për pushuesit.
Armando Rabi, një gazetar nga Gjirokastra ka denoncuar në redaksinë tonë ndotjen e këtij lumi dhe rrezikun që iu kanoset pushuesve. Ai thotë se pak metra larg lumit ndodhet një stan bagëtish, mbetjet shtazore të të cilit derdhen në lumë.
Rabi thotë se përzierja e mbetjeve shtazore me lumin ku lahen pushuesit përbën një rrezik serioz për shëndetin e tyre, mbi të gjitha tani që jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë rritur. Përveç mbetjeve shtazore, ai thotë se në lumin Vjosa derdhen edhe ujërat e zeza duke e bërë edhe më alarmante situatën.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ si jeni? Une jam Armando Rabi nga Gjirokastra me profesion gazetar! Doja te bej nje denoncim te portali juaj, per nje Skandal qe ndodh ne qytetin e Permetit. pikerisht ne hyrje te qytetit ku kalon "Lumi Vjose" 2 m mbi buzen e Lumit Vjose ndodhen disa stane bagetish Ku mbetjet shtazore derdhen te gjitha ne Vjose, pak metra me posht lahen qytetaret e permetit ne keto dite te nxehta, ku rezikohen nga hapja e epidemise! Ku bashke me mbetjet shtazore ketu te ky Lume derdhen dhe ujrat e zeza te qytetit. Ky eshte turizmi elitar i Ministres Kumbaro! po ju nise disa pamje nese mundeni ti postoni Faleminderit!