‘Bossi’ i tij në gjykatë, shoferi i Mond Gashit ‘feston’ me muzikë latine

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.06.2024, 15:24

Skandali i Onkologjikut ka prodhuar lajme ditën e sotme pasi protagonistët janë paraqitur në gjykatë për t'u njohur me masat e sigurisë.

Përveç mjekes Alketa Pere që 'e shqetësuar' për pamjen e jashtme iu hakërrye gazetarëve dhe mjekut Edmond Gashi që "ia mbathi" vrapit për të shmangur përballjen me mediat, vëmendje ka marrë edhe shoferi i këtij të fundit.

Mediat kanë publikuar pamjet e makinës së shoferit të Gashit i cili para gjykatës 'festonte' me muzikë latine me volum të lartë. Teksa “bossit” të tij i konfirmohej masa e sigurisë, shoferi vazhdonte 'ahengun' e tij para gjykatës.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se mjeku Edmond Gashi i cili u la në 'arrest shtëpie' ka shkuar për të drekuar në një restorant në Kashar pavarësisht masës që duhet të respektojë. Ai është parë nën shoqërinë e tre personave të cilët janë kujdesur që mjeku të mos fotografohej në asnjë moment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit