Gjendet 13 vjeçarja nga Vushtrria që u raportua e zhdukur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2024, 13:56

Aulona Kurti është 13 vjecarja nga Vushtrria e cila është raportuar e zhdukur prej disa ditësh.

Aulona ishte raportuar e humbur që nga dita e hënë, në stacionin policor në Vushtrri.

Por për fat të mirë 13 vjeçarja është gjetur sot.

Kjo është konfirmuar nga babai i vajzës, Gëzim Kurti.

Ai tha se vajza është gjetur dhe është shëndoshë e mirë.

“Po është e vërtetë se është gjetur. E ka pa dikush tek sheshi në Prishtinë. Unë ende se kam parë sepse jemi duke pritë procedurat pasi është në stacion policor. Posa të kryhen procedurat na thanë se mundeni me ardh me e marrë apo ua sjellim. Gruaja vetëm ka mujt me e pa ia mundësuan me e pa ajo, shyqyr mirë është nuk dashta me i pengu në proces të punës tash po pres”,tha ai.

Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kane ndihmuar në gjetjen e vajzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit