”E Majta” ngriti padi penale kundër Gashit, për shkak të mosrevokimit të mandatit të Talat Xhaferit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2024, 15:52

Deputetët e “Së Majtës” kanë parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Afrim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Punë e pakujdesshme në shërbim” e dënueshme nga neni 353-c të Kodit Penal, me burgim me kusht deri në tre vjet, informojnë nga partia.

“Ky kallëzim i parë kundër kryeparlamentarit aktual është bërë për shkak të mosveprimit zyrtar dhe sjelljeve të paligjshme me vetëdije e keqdashëse në rastin e mosrevokimit të mandatit të deputetit Talat Xhaferi të BDI-së për shkak të papajtueshmërisë së kryerjes së funksioneve të kryeministrit dhe deputetit, thuhet në deklaratën e partisë, thonë nga atje.

Nga atje thonë se ekipi ligjor i “Së Majtës” do të vijojë të monitorojë me vigjilencë ligjshmërinë e punës së kryeparlamentarit të ri dhe do t’i përgjigjet në përputhje me çdo veprim apo mosveprim të kundërligjshëm”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit