Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur sërish nga UEFA.
Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës janë për ndeshjen e fundit përballë Spanjës e cila u luajt në Dyseldorf.
Vlera totale e gjobës është 86,500 euro dhe problematikat e evidentuara janë: ndezja e flakadanëve, transmetimi i mesazheve të papërshtatshme, hedhja e sendeve dhe pushtimi i fushës.
Vendimi i plotë nga UEFA:
Vlen të thuhet se kjo është hera e tretë që UEFA gjobit FSHF për ndeshjet në Euro2024 pasi është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.