“Jam pasuri kombëtare”, mjekja Pere: Në përgjime është një Alketë tjetër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.06.2024, 13:37

Mjekja Alketa Pere ka folur sërish për mediat pas daljes nga Gjykata e Tiranës ku u njoh me masën e sigurisë.

Ajo e ka cilësuar veten një pasuri kombëtare për eksperiencën që ka duke thënë se ajo nuk është personi që ka dalë në përgjime. Sipas saj, emri Alketa në përgjime i referohet administratores Alketa Ilo.

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për 7 mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik. Mjekes Alketa Pere e akuzuar shpërdorim detyre iu caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Ndërsa masat për të akuzuarit e tjerë janë si më poshtë:

-Arrest në shtëpi për mjekun Edmond Gashi, 44 vjeç, i akuzuar shpërdorim detyre.

-Detyrim për t’u paraqitur për koordinatorin pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela, 36 vjeç, i akuzuar për shpërdorim detyre.

-Detyrim për t’u paraqitur për zv/drejtoreshën në QSUNT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Brikena Qirjazi, 52 vjeçe, e akuzuar shpërdorim detyre.

-Arrest në shtëpi për administratorin e farmacisë “Flori Farma”, Florian Marku, 42 vjeç, i akuzuar për tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë dhe ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë.

-Detyrim për t’u paraqitur për pronarin e klinikës private Halil Gashin për fshehje të të ardhurave.

-Detyrim për t’u paraqitur për ish-specialisten pranë QSUNT, Drilona Kishta, e akuzuar për shpërdorim detyre. (Vendimi për të nuk është ekzekutuar pasi është në SHBA)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit