Merrte pacientët e shtetit te klinika e tij, mjeku Gashi: Bëj vetëm punën time

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.06.2024, 11:06

Mjeku Edmond Gashi i përfshirë në skandalin e spitalit Onkologjik, ku pacientët me sëmundje tumorale drejtoheshin te klinika e tij private, ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Gashi nuk ka folur shumë para gazetarëve, por ka deklaruar se ai ka bërë vetëm punën e tij.

“Unë bëj vetëm punën zotëri”.

Mjeku akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ai dhe kolegët e tij në spitalin Onkologjik akuzohen se i kanë orientuar pacientët me kancer që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të tij dhe të sëmurëve që bënin kimioterapi në Onkologjik nuk u jepej doza e plotë e ilaçeve pasi kjo dozë nxirrej më pas në shitje në disa farmaci në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit