Ditët e nxehta me temperatura të larta janë zëvendësuar sot nga ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut.
Shiu i fortë ka përfshirë këtë paradite kryeqytetin e vendit, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa rrugë.
Kanë mjaftuar pak minuta që të bllokohen puseta dhe të krijohen probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në Tiranë.
Një situatë e tillë, kaotike dhe që vështirëson jetën e qytetarëve krijohet sa herë që ka shi, qofshin këto edhe për pak minuta, duke rrëzuar menjëherë propagandën e bashkisë dhe Erion Veliajt.
Tirana, jashtë ngjyrave të videove që na nxjerr propaganda bashkiake, është ajo e 1001 problemeve dhe telasheve, dhe rrugëve që kthehen në liqen brenda pak minutash shiu.