Arrestohet në Mitrovicë një person i dyshuar për spiunazh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2024, 08:00

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicë është arrestuar një person, i dyshuar për “spiunazh”.

Në një njoftim për media, Prokuroria ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, në regjionin e Mitrovicës, është arrestuar i dyshuari me inicialet A.V.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se i njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit