Gjirokastër/ Zjarr masiv në zonën e Lunxhërisë, shoqërohet në polici pronari i tokës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.06.2024, 22:27
Një zjarr i përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër.
Zjarri i cili ra këtë të mërkurë, rreth orës 19:25 u izolua brenda pak minutash por rreziku që të merrte ishte shumë i lartë.

Pas shuarjes së zjarrit nga ana e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës u mor masë administrative ndaj pronarit të tokës, Gjergji Shkurta dhe u bë shoqërimi tij në ambientet e policisë si i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit