Kombëtarja shqiptare pas rrugëtimit në Euro 2024, shumë shpejtë do të rikthehet sërish në fushë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e kuqezinjve për ndeshjet e Nations League. Shqipëria garon në Ligën B në grupin B1 ku përballë do të ketë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë.
Më 7 shtator do të luhet sfida e parë ndaj ukrainasve në transfertë dhe 3 ditë më vonë rikthehemi për herë të parë në fortesën kuqezi, në Air Albania. 1 muaj më vonë sfidojnë rivalët e vjetër, Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor Gjeorgjinë në Tbilisi, sfida e vetme në orën 18:00.
Dy duelet e fundit do të luhen në nëntor dhe i mbyllim të dyja në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë e Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor.