Vrasja në burgun e Koridhalos, Xhuliano Halili merr përsipër krimin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.06.2024, 21:34

Xhuliano Halili, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos.

Policia greke bën me dije se Halilit i është gjetur një thikë kuzhine me të cilën dyshohet se kreu krimin. Ndërkohë po hetohet se ku e gjeti thikën 42-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë se në vitin 2018, Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke.

Halili mësohet se është autor edhe i dy vrasjeve të tjera me pagesë, në vitin 2008 dhe 2009, ku viktima të tij ishin dy shtetas grekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit