Fermerët e Spilles në protestë për grurin: Çmimi nuk justifikon koston (Video)

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.06.2024, 21:05

Fermerët e Spilles në Bashkinë Rrogozhinë kanë dalë në protestë për çmimit të grurit, duke rreshtuar traktorët e tyre në rrugë.

Nëse një vit më parë një kilogram grurë shitej deri 550 lekë, këtë vit çmimi i grurit shitet me 220 lekë.

Lidhur me këtë femrët shprehen se çmimi i grurit vendas nuk justifikon as koston. Kjo sipas tyre ndodh sepse në të dyja rastet vijnë sasi të mëdha nga importi çka penalizon prodhimin vendas.

Gjithashtu fermerët thonë se arsyet e mosshitjes së grurit vjen si pasojë se në vend vijnë sasi të mëdha gruri nga Serbia.

Ata kanë bërë thirrje qeverisë të mbrojnë interesat e fermerëve vendas, përndryshe do të ngrihen në protesta të vazhdueshme.

Mesazhi i fermerit

Pershendetje joq. Jam nje fermer i zones te spilles te kavajes, dje kemi ber nje protest per cmimin e grunit qe ka shkuar nje kile grun 220.

Gruri ka vajtur me 220 lek nderkoh nga serbia gruri vjen me 300 lek.

I bejm thirrje shtetit te ven dor se do na keni neper protesta te tjera ty blloku rruget.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit