Zvicra e cila po përgatitet për fazën e 1/16-të të Euro2024 është përballur me një të papritur.
Në Dusseldorf, ku skuadra ndodhet në kampin stërvitor, janë vjedhur tre kompjuterë të stafit teknik. Kompjuterët janë përdorur nga ekipi i analizës së stafit teknik zviceran, përgjegjës për studimin e kundërshtarëve të kombëtares.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘Bild’, e cila ka zbuluar se përveç pajisjeve, janë zhdukur edhe të gjitha të dhënat e futura në to. Këto të dhëna ishin thelbësore për përgatitjen taktike të ekipit, duke pasur informacion të detajuar për kundërshtarët, analiza të ndeshjeve dhe strategjitë që do të adoptoheshin.
Vjedhja e kompjuterëve paraqet dëm të konsiderueshëm për Zvicrën, e cila është e privuar nga mjetet thelbësore për përgatitjen e ndeshjeve. Humbja e të dhënave të futura në pajisje mund të komplikojë planifikimin e ndeshjes kundër Italisë, duke e bërë më të vështirë për stafin teknik zhvillimin e kundërmasave të duhura për t'u përballur me Azzurrit.
Por Federata Zvicerane e Futbollit ka përgënjeshtruar vjedhjen e të dhënave nga kompjuterët duke thënë se ato nuk kishin asgjë të rëndësishme.
“Mund të konfirmoj se tre kompjuterëve të bashkëpunëtorëve tanë janë zhdukur nga hoteli, kemi njoftuar policinë. Në tre kompjuterët që përdorim për këtë turne nuk kishte asnjë të dhënë, nëse ishte sabotim për kombëtaren tonë, atëherë shkoi keq."