Mickoski: Nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë poshtërohet dhe tjetra gëzohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2024, 20:54

Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe liderin e GERB-it, Boyko Borisov, nëse ai përsëri bëhet kryeministër, por thekson se gjetja e një zgjidhjeje është rrugë e dyanshme dhe se nuk mund të jemi mirë me fqinjët nëse nuk kemi respekt të ndërsjellë.

“Më vjen keq që mesazhe të tilla po vijnë nga fqinji ynë lindor. Mendoja se ky lloj mesazhesh anakronike ishin pjesë e mesjetës, por fatkeqësisht, në Evropën moderne të shekullit të 21-të, ende kishte politikanë si ju që citoni (Radev). Unë jam i gatshëm të ulem dhe të flas me secilin prej tyre. I uroj zotit Borisov të formojë Qeverinë në Bullgari, sepse ne vijmë nga Partia Popullore Evropiane dhe është logjike që fqinji ynë lindor të ketë një kryeministër që vjen nga e njëjta familje.

Por mesazhi im është edhe se kanë kaluar kohët kur këtu në vendin tonë ka pasur politikanë servilë, të cilët kanë kërrusur kurrizin, që janë gjunjëzuar dhe kanë nënshkruar gjithçka që është vënë në tavolinë”, tha Mickoski.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti bullgar Rumen Radev tha sot se “qeveria e re në Maqedoninë e Veriut ka treguar se frika më e madhe e klasës politike në këtë vend është të njohë vetë ekzistencën e fjalëve “bullgar” dhe “bullgarët”.

“Unë jam për respektimin e marrëveshjeve, është rrugë e dyanshme. Unë jam për krijimin e miqësive me fqinjët, fqinjët janë fakt dhe ne nuk mund t’i shpëtojmë këtij fakti. Unë jam për ndërtimin e urave, por në të njëjtën kohë respektimin e njëri-tjetrit. Ne nuk mund të jemi fqinjë të mirë nëse nuk kemi respekt të ndërsjellë. Nuk është fqinjësi e mirë nëse njëra palë poshtërohet dhe pala tjetër gëzohet. Nuk është fqinjësi e mirë, është turp për njërën palë, e pala tjetër nuk e realizoi qëllimin e saj”, tha Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit