Mashtrimi me mikrokreditë, kërkohen hetime për guvernatorin Gent Sejko

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2024, 15:33

Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nisjen e hetimeve për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në lidhje me çështjen e mikrokredive.

Sipas Gjykatës së Tiranës, Sejko duhet të hetohet për “shpërdorim detyre" por duke qenë se guvernatori është zyrtar i lartë, kjo gjykatë ka shpallur moskompetencë dhe ka kërkuar hetime nga ana e SPAK.

Ditën e sotme pritet të merret një vendim në lidhje me këtë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme.

Guvernatori Sejko dyshohet se ka marrë masa të vonuara dhe jo të duhura për të frenuar skemën e mashtrimit të mijëra qytetarëve nga shoqëria fantazmë e mikrokredive MCA. Redaksia e JOQ ALBANIA ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme shkeljet dhe mashtrimet kësaj shoqërie, por ndërhyrja e guvernatorit dhe masat e tij kanë qenë të vonuara dhe jo të duhura.

Një hetim administrativ i kryer nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020, zbuloi se rreth 17 mijë individë ishin dëmtuar me penalitete të padrejta, sekuestrim pronash si dhe shkelje të procedurave përmbarimore dhe se në skemën e mbledhjes së detyrimeve ishte përfshirë shoqëria ‘Micro Credit Albania' si dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë dhe shoqëri të tjera të lidhura me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit