Vritet 35-vjeçari shqiptar në burgun grek, plagoset edhe një tjetër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2024, 14:05

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në burgun grek të Koridhallos, ndërsa një tjetër është plagosur.

Mediat greke raportojnë se një përleshje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme në repartin e katërt të burgut.

Shqiptari i vdekur quhet Alfons Ndoci dhe ishte i dënuar për vrasjen e një biznesmeni në Atikën Perëndimore në vitin 2017 gjatë një grabitjeje dhe një gruaje të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje.

46 vjeçari i plagosur i cili nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave por edhe se si u sigurua thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se të burgosurit kanë debatuar nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua në një përleshje në katin e parë të repartit të katërt me të burgosurit që përdorën thika dhe shkopinj të improvizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit