Gjendja civile në ‘blackout’ total, shqiptarët: Nuk po martohemi dot, sistemi s’punon prej ditësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2024, 13:52

Prej më shumë se 3 ditësh, i gjithë sistemi i gjendjes civile është në 'blackout' total dhe shqiptarët nuk mund të marrin asnjë shërbim.

Qytetarët që i janë drejtuar redaksisë tonë kanë raportuar probleme të shumta në qytete të ndryshme.

Ata thonë se sistemi i gjendjes civile nuk punon dhe për këtë arsye nuk mund të marrin as shërbimet bazë, aplikim pasaporte apo regjistrim për fëmijët e porsalindur.

Por më problematike është situata për qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që kanë aplikuar për martesë. Edhe pse kanë paguar përkthyes nga ministria për kryerjen e celebrimit dhe kanë kohë që e kanë caktuar ditën, për shkak të rënies së sistemit nuk mund të mbarojnë punë.

Tani atyre iu duhet të shtyjnë ditët e lejes për celebrimin, por në të njëjtën kohë edhe rezervimin në hotel që do të thotë më tepër shpenzime.

Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit dhe AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) që të ndërhyjnë sa më parë pasi kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më kështu.

Denoncimi nr.1

Pershendtje dini gje pse ka 2 dite gjendja civile pa sistem ..kemi qe dje qe duam te aplikojm per pashaport dhe ska sistem thon..

Denoncimi nr.2

Dua te denoncoj nje rast Djali im dhe nusja e tij gjermane kan caktuar daten e marteses dje qe ish e hene shkojn ne gjendje civile ska sistem priten dhe sot ska sistem..llogarit bileta hotel perkthyes nga ministria te paguar ditet e punes qe humbin dhe kthehen pa u martu se ska sistem ne minibashkit shqiptare tuuurp. Po e kan te caktuar skan dat sepse spo e din as vet. Po ne vim si familje te gjith shpenzime puna mik Smund te presim nji jav. Nuk kan masa ose mundsi me shkrim me pas ti hedhin on line Ca esht kjo gje e shemtuar Ska sistem po mos ket 1 muj si ja bejn robt

Denoncimi nr.3

pershendetja joq. gjendja civile ne elbasan por dhe ne gjithe shqiperine eshte ne nje blockout prej me shume se 3 ditesh nuk kryet asnje lloj veprimi, punonjsit thone ska sistem. ku eshte shteti dhe akshi? Te gjitha sherbimet jane bllokuar une doja te regjistroja vajzen e sapolindur dhe nuk po e regjistroj dot kishte dhe te tjere per celebrim por e njejta gje spunon sistemi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit