Tritan Guni, 29 vjeç është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë.
Motër e vëlla kishin ngritur një skemë të mirëfilltë prostitucioni. Ata kishin dhe faqe me emrin “Eskorta Tirana” ku reklamimin vajzat e huaja që vinin kryesisht nga Kazakistani dhe Kolumbia.
Vajzat që vinin në Tiranë dy organizatorët i siguronin fjetjen si dhe pagesat për çdo klient. Çmimi për një nga vajzat varionte deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.
Guni akuzohet për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Trafikimi i personave të rritur”.
Ai u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion. Policia ka shpallur në kërkim motrën e Gunit, shtetasen B.G.
Ndërsa nisi hetimi për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe.