“Kujdes se ka gazetarë vërdallë”, mjekja paralajmëronte kolegët për skandalin: Vijnë si pacientë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2024, 12:34

Në përgjimet e dosjes hetimore për skandalin e spitalit Onkologjik në QSUT del edhe emri i mjekes Alketa Ymeri (Pere).

Ashtu si edhe kolegët e saj, mjekja akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka futur pacientë pa radhë për të kryer seancat e kimioterapisë dhe jo vetëm.

Në një prej bisedave që ajo ka kryer me Emiljano Lelën, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, mjekja i kërkon të ketë kujdes nga gazetarët investigativë që mund të shkonin në spital si pacientë pasi mund të zbulonin skandalin ku ishin përfshirë.

Më tej ajo e pyet Lelën nëse i ka paralajmëruar të tjerët që të kenë kujdes me shkeljet, futja pa radhë e pacientëve dhe shitja e ilaçeve për kancerin, të cilat i dërgonin në farmacitë “Vip” dhe “Kasa” për t’i shitur nga 250 deri në 1500 euro.

Pjesë nga përgjimet e dosjes:

Alketa: O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj

Ne oren daten 14/12/2023 ne 10:24 telefonon nr.069******** dhe I thote:

Emiljano: Po Keta.

Alketa: Keni gazetare te Stopit verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen. Emiljano: Ok.

Ne daten 14/12/2023 ne oren 10:25 telefonon 069********* si më poshte:

Alketa: Mund te vijne dhe si paciente kini mendjen. Emiljano: Po, po.

Alketa: la the te tjerve?

Ne daten 12/12/2023 ne oren 10:55 telefonon nr.telefonit 068******** si me poshte:

Alketa: O afrim ca mungesash kemi ne me kimiot?

Afrimi: Momentalisht nuk kemi, po ja ti shoh dhe te them.

Alketa: Jo me duhet tani se kam doktoreshe Arjanen ketu.

Afrimi: Ja ti dergoj tani

Dhe ne po te njejten kohe I degron me sms:

Alketa vetem Mitoxantroni eshte mungese te tjerat jane per momentin

Në datën 27.12.2023 në orën 11:23 Alketa komunikon me numrin e telefonit 068********* ku i thotë si më poshtë vijon:

-Me mori Tonini, donte ato, a te kaloj ti marr, se i kerkojne nja dy qe nuk i ka, i ka te shitura, ka mungesa

-po nje e mora vet une

te shofim te tjerat qe ti marr ai

Në datën 26.12.2023 në orën 13:13 e merr në telefon nr. 067********* dhe i thotë:

Më kalo pak në Whatsapp. Alketa: Po.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit