Ndodhemi në fshatin Imshtë të Lushnjes. Banorët po përplasen me Policinë e Shtetit e cila është vënë në shërbim të biznesmenit Elton Çekrezi.
Ky person pretendon pronësinë e tokës anë lumit për të cilën banorët e zonës shprehen se është pronë shtetërore e patjetërsueshme nga ligji.
Ata deklarojnë për JOQ se Çekrezi, pronar i EuroElektra ka blerë tokën shtetore dhe do të ndërtojë aty panele fotovoltaike.
Denoncimi i banorëve: “Pershendetje. Kemi 1 problem ne fshatin Imshte,Lushnje me 1 toke buze lumit e cila me dokumenta eshte tok shtet e patjetersueshme. Ka dal 1 "pronar" i cili vjen i shoqeruar me polic privat dhe shtet dhe jan duke i marr tokat me dhune banorve.”