I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për draft-statutin e propozuar nga BE-ja, ai ka thënë se kanë qenë disa vende të rëndësishme që kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim por që siç tha ai një gjë e tillë s’ka ndodhur.
Sipas tij, Kosova s’ka pse të frikësohet nga dokumenti i propozuar nga Bashkimi Evropian, dhe shtoi se nuk do të propozonte diçka që nuk do ta propozonte edhe për vendin e tij.
“Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ky dokument, sepse siç thashë, ne do të bënim dhe unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do të propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk i përmbush standardet evropiane., vlerat dhe praktikat evropiane”, tha Lajçak.
“Ky dokument është hartuar mbi parametrat bazë në të cilët kemi respektuar marrëveshjet ekzistuese të dialogut, sepse realisht duhet të ndërtohet mbi atë që është marrë vesh më parë, respektimin e kornizës ligjore të Kosovës dhe respektimin e vijave të kuqe që të dija palët i kanë paraqitur në diskutimet tona në dialog”, shtoi tutje ai.
Emisari sllovak theksoi se kanë qenë vetëm dy propozime zyrtare, ai i Ekipit Menaxhues dhe ai i vetë BE-së.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 e cila është ratifikuar me shumicën kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Dhe gjithashtu u ra dakord në 2013 dhe 2015 se si të arrihej atje. Domethënë, të ketë një statut i cili duhet të përpunohet në dialog. Ky statut sipas konkluzioneve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”.
“Ka vetëm dy propozime të paraqitura zyrtarisht. I pari është teksti i propozuar nga i ashtuquajturi Ekipi Menaxhues, por nga thelbi, përmbajtje, ky propozim nuk ishte i pranueshëm për Kosovën dhe në shumë aspekte nuk ishte i pranueshëm për Bashkimin Evropian. Pas konsultimeve me shtetet tona anëtare, me ShBA-në, u vendos që ne të ndihmonim për të bërë këtë hap për palët dhe do të hartonim statutin”, tha Lajçak.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Denisi nga Durrësi
I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
Djali nga Tirana
I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
Petrit Alijaj
I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
I riu shkodran
Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Jurgen Çela
I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
Asgan Mërnica
I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
Erdgys Arrazi
Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
Djali dhunues
I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
Eduart Danaj
I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
Vlonjati
I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
Babai dhunues
Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
Adoleshentët
Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.