“Gjendja alarmante, duhet klinika private”, si Mond Gashi dhe Lela i merrnin për vete pacientët e shtetit, 3000€ operacioni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2024, 14:45

Skandali i spitalit Onkologjik sa vjen e zmadhohet pasi detajet e zbuluara janë vërtetë tronditëse.

Në skemën abuzive ku pacientët me kimioterapi orientoheshin drejt klinikave private për shkak të radhës në QSUT dhe mungesës së medikamenteve, janë përfshirë jo vetëm mjekët e këtij reparti por edhe punonjësit me detyra të thjeshta.

Shefja e Shërbimit të Onkologjisë, Silvana Çeliku, e cila ishte pjesë e përgjimeve por jo nën hetim, ka pranuar në një bisedë se te Onkologjiku nuk ka radhë, por mjekët e bëjnë këtë për t'i çuar pacientët te klinikat e tyre private.

"S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t'i sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë".

Dhe mjeku që e bënte këtë ishte Edmond Gashi, i cili nëpërmjet Emiljano Lelës, Koordinator prane Spitalit Onkologjik, merrte pacientët e QSUT-së te klinika e tij "Megis" në Astir për biopsi.

Një qytetar që ka rënë pre e kësaj skeme abuzive ka treguar se Lela, punonjës shteti, e kishte drejtuar klinika private "Megis" për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operaconin po në këtë klinikë dhe nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.

"E kanë sjellë nënën në Tiranë dhe kanë qënë duke pritur në rradhë tek spitali Onkologjik. Kur ka parë në rradhë nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij Emiljano i ka dëgjuar nga theksi që ishin nga Burreli dhe iu është afruar duke i thënë se nëse donin do ti ndihmonte për ti dërguar tek mjeku dhë në fund të cdo gjëje do të flisnin me Emiljanon. Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi që nuk di të them nëse është i vetmi ose jo që punon tek onkologjiku, mjeku ka parë vetëm letrat që i kishin sjellë nga Burreli, ka bërë dhe një kontroll sipërfaqsor të nënës dhe ia ka bërë gjëndjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjëndja e saj ishte shumë keq. Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij "Megis"pasi në spital kishte vonesa, kishte rradhë dhe puna gjasme nuk priste. Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore".

Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe skishte më nevojë për dicka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio!!!!!. Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjia është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që kathënë jo për kimiot) dhe është larguar. Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit