Përfundon ëndrra Euro 2024, Shqipëria mposhtet nga Spanja

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.06.2024, 22:59

Shqipëria është eleminuar përfundimisht nga Europiani “Gjermani 2024”, pasi është mundur nga Spanja me rezultatin 0-1 në Dyseldorf.

Vetëm një gol i Ferran Torres, në minutën e 13’-të të sfidës kanë mjaftuar që “Iberikët” të sigurojnë fitoren, me “Kuqezinjtë” e teknikut Sylvinho, që nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.

Falë këtij rezultati, Shqipëria e mbyll Euro 2024, në vendin e fundit të Grupit B, me vetëm 1 pikë, pas tre ndeshjeve të para, pikë e cila erdhi në barazimin, 2 me 2, ndaj Kroacisë. Ndërkaq, djemtë e Luis de la Fuente mund të thuhet se janë skuadra më potente, deri më tani në Evropian, teksa e mbylli grupin me 9 pikë dhe asnjë gol të pësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit