Mand Lilo ndërton kulla edhe në mes të natës, banorët e Tiranës: Bëjmë denoncime, policia s’vjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2024, 11:03

Çdo ditë e më shumë Tiranës i shtohen pallate të reja dhe punimet për ndërtimin e tyre vijojnë pa pushim si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

Por për banorët e zonës së ish-Kompleksit Dinamo zhurmat e punimeve gjatë natës janë bërë të padurueshme.

Ata thonë se kompania ARLIS.shpk e oligarkut Armand Lilos prej dy netësh ka nisur punën për shembjen e një shtëpie private, por zhurma e punimeve dhe mjeteve të rënda është e papërballueshme.

Ata kanë bërë disa denoncime në polici për këtë problem por thonë se askush nuk ka marrë masa dhe ARLIS vijon punimet deri në orën 2-3 të natës.

Denoncimi i qytetarit:

JOQ pershendetje, jemi tek kompleksi dinamo, perball pallatit te sporteve po behet nata e dyt qe vazhdojn dhe shembin shtepine deri ne oren 3 te mengjesit. Zhurme e papare, kemi bere disa denoncime dhe policia nuk vjen. Kompania ARLIS punon vetem naten, deri ne 2-3 te nates per shembje dhe pastrime objekti me mjete te renda

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit