Sezoni turistik 2024 pa drita dhe pa rrugë, pronarët e hoteleve: Turp i madh, si t’ua shpjegojmë turistëve?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2024, 09:45

Vitin 2023 Shqipëria e mbylli me 10 milionë turistë, ndërsa premisat janë që për vitin 2024 kjo shifër të arrijë në 14 milionë.

Por duke parë kushtet minimale që hoteleri-turizmi ofron dhe mungesën e investimeve-shërbimeve nga ana e qeverisë, lind pyetja se si do arrihen 14 milionë turistë.

Pronari i një hoteli në Sarandë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemet me të cilat po përballet tani që jemi në pikun e sezonit turistik.

Sipas tij problemi kryesor dhe i pashpjegueshëm me të cilin përballen çdo ditë turistët është shkëputja e energjisë elektrike e rrjedhimisht edhe mungesa e ujit. Ai thotë se i duhet të punojë një sezon të tërë për të siguruar paratë për blerjen e një gjeneratori pasi OSHEE në të shumtën e rasteve nuk iu përgjigjet ankesave të tyre ose i shtyn ato me justifikime të ndryshme.

Përveç problemit me energjinë elektrike, qytetari përmend edhe mungesën e infrastrukturës në zonat turistike që ofrojnë edhe akomodim për turistët. Ai thotë se rrugët shtrohen me asfalt nga vetë pronarët e hoteleve pasi qeveria e bashkia edhe pse marrin taksat, nuk marrin mundimin të kryejnë as investimet bazë.

Për këto probleme, por edhe mungesën e stafit, qytetari thotë se zgjidhja e vetme që i mbetet është mbyllja e hotelit dhe kthimi sërish në emigrim pasi asnjë turist nuk dëshiron të kthehet në një vend ku mungojnë rrugët e asfaltuara dhe dritat ikin në pikun e vapës.

Mesazhi i qytetarit:

pershendetje joq jam pronari i nje hoteli te vogel ne sarande desha t ndaja nja dy probleme . jemi ne vitin 2024 dhe kam 3 muaj qe kam hap hotelin kan ik dritat mbi 20-30 here vjen turisti thot ska drita ca ti them jetojm ne shqipri .. pa drita spunon as pompa ska as uj .. te punoj gjith sezonin per te bler gjenerator per drita ne 2024 me 20 apo 30 mij euro gjenerator eshte turp merr oshee ne telefon ste hap telefonin duhet ti biesh 100 her edhe te thot .. cke ti mo vella te thot se do ta rregullojm . sa her do rregullohet ne 3 muaj .. mir rruget duhet ti shtrojme vet me beton se shteti vetem ne rrugen kryesore sarand ksamil ka ber ktej edhe rruget kryesore brenda ne qytet se rrugicat e tjera i ke me cakull dhe me beton edhe ne mirpresim turistet ne kte menyre edhe pastaj vendosin turistat 1-sha neper booking . .. te tere puntoret kan ikur jasht sgjen puntore .. ne kemi ardh nga jasht kemi investuar ktu po na ben te ikim dhe ne prap jasht. anonim te lutem Sa kalon disko Mangon dhe deri ne fillim te ksamilt 80 % e rrugicave qe te cojn neper plazhe dhe neper hotele jan te pashtruara ose jan shtruar 20% me beton nga vet banoret ose pronaret e hoteleve .. tani as nuk e shtron dot as me beton se duhet me marr leje ne bashki bashkia ta miratoj e pastaj ta shtrosh ti se bashkia nuk hedh 10 lek .. taksat i duan taks gjelberimi taks qyteti tera vjen turisti thot mka then ai i makinave me qera mos te futem n rrug t prishur edhe iken .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit