Një aksident i rëndë u regjistrua pak më parë në Tiranë, ku një vajzë, vetëm 28 vjeç u përplas nga një automjet pa targa, që drejtohej nga një 21-vjeçar.
E reja u përplas teksa ishte duke kaluar rrugën. Policia njofton se ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
JOQ Albania ka siguruar disa pamje nga vendngjarja, ku vajza duket në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.06.2024, në rrugën "Xhanfize Keko", shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.