Mesazhe të shumta kanë mbushur redaksinë e JOQ Albania gjatë ditëve të fundit, por ky rast skandaloz i përsëritur nuk është pasqyruar me shpresën se do të jenë autoritetet ato që do të vendosin rregullin të paktën për Shqipërinë.
Duke qenë se këta dy personazhe kanë audiencën më të madhe nga Shqipëria, autoritetet ligjzbatuese nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar transmetimin e pamjeve ulgare në Republikën e Shqipërisë.
Thuajse çdo natë ata kryejnë sfida në TikTok ku gruaja e quajtur Suada Muça me banim në Itali del siç e ka bërë nëna, live në rrjetin social për të fituar para.
Ajo është shprehur se fitimet i shkojnë deri në 2000€ për çdo live dhe mendimi i njerëzve nuk e shqetëson për sa kohë që siguron të ardhura për fëmijët e saj.
Me një fjalor banal nga personazhi i quajtur Fire, i cili ndodhet në një burg të Francës, që dëgjohet nga fëmijë e të rritur, personazhet vazhdojnë të pashqetësuar.
Prej kohësh policia nuk ka bërë të mundur ndalimin e këtij terrori pamor. Pak kohë më parë Policia e Shtetit njoftoi bashkëpunimin me TikTok për parandalimin e rasteve të tilla. Gjithçka mbeti në kuadrin e propagandës dhe këto live degjeneruese janë bërë tashmë të pandalshme.