Mediat botërore e bëjnë lidhjen e djalit të Vuçiqit – Danilos me skenën e huliganëve kriminalë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2024, 08:42

Djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, ndodhet në Gjermani për Kampionatin Evropian dhe aty, sipas mediave evropiane, ka qenë dëshmitar i një përleshje brutale mes tifozëve në Gelsenkirchen para ndeshjes Serbi-Angli.

Dhe jo vetëm që ka marrë pjesë, por, sipas mediave të huaja, ka dashur të përfshihet në përplasjen fizike, por anëtarët e “Cobra” e kanë penguar.

Para ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen, karriget, sendet dhe grushtat kanë fluturuar në një lokal kur tifozët serbë dhe anglezë sulmuan njëri-tjetrin, transmeton portali gjerman T-Online. Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, “qartë” ka dashur të përfshihet, “i cili akuzohet se ka lidhje të ngushta me skenën e huliganëve kriminalë”.

Pamjet dokumentojnë, shkruan portali gjerman, se një burrë, dyshohet se 26 vjeç, po pengohet nga ndjekësit të përfshihet në sherr. Në atë moment, grupi qëndron ende përpara një restoranti arab, vetëm dy godina larg Steakhouse në zonën e këmbësorëve ku ndodhi konfrontimi.

Sipas mediave kroate dhe boshnjake, shkruan T-Online, djali i presidentit të Serbisë është frenuar nga pjesëtarët e njësisë speciale “Cobra”.

Gjatë kësaj kohe, efektivë të policisë së provincës së Nordrhein-Westfalisë me një ndërhyrje të shpejtë parandalojnë përshkallëzimin e situatës. Shtatë tifozë serbë janë arrestuar dhe paditur për shkak të lëndimit të rëndë trupor.

Përhapja e Belivuk

Danilo Vuçiq ishte i “shoqëruar nga huliganë të njohur serbë” në Kupën e Botës 2018 në Rusi, shkruan T-online dhe se “huliganët serbë konsiderohen veçanërisht të dhunshëm në qarqet ndërkombëtare”. Portali gjerman më pas kujton rastin e Veljko Belivuk dhe raporton se ai gjatë seancës ka thënë se ka organizuar demonstrata për Aleksandar Vuçiqin dhe ka thyer protestat e opozitës.

Vuçiq dyshohet se nuk i është përgjigjur pyetjes së programit të parë të shërbimit publik gjerman ARD për të gjitha këto.

Më tej T-Online shkruan se Danilo Vuçiq shihet duke përqafuar një nga bashkëpunëtorët e Belivuk-ut në një foto të mëparshme. Kur portali serb Krik ka shkruar për ato marrëdhënie, shkruan portali gjerman, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar një foto në Instagram me djalin e tij dhe mbishkrimin: “Djali im Danilo është një i ri i ndershëm dhe i denj”, dhe po sulmohet vetëm pse është djali i presidentit të Serbisë”.

Për faktin se djali i presidentit të Serbisë ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur konflikti mes tifozëve ka shkruar edhe britanikja Sun, duke theksuar se truprojat e kanë penguar të ndërhyjë në konflikt.

“Videoja tronditëse duket se tregon momentin kur Danilo Vuçiq përleshet me sigurimin e tij teksa tenton të hidhet në sherr mes ultrasve serbë dhe tifozëve të Anglisë”, shkruan ndër të tjera mediat britanike.

Lajmet iu referuan një regjistrimi të publikuar në rrjetin X nga Jakub Bielamowicz, nga Instituti i Evropës së Re.

Në postimin e përmendur në X, shkruhet se Danilo Vuçiq ka lidhje me lëvizjen ultras serbe, një grup i organizuar tifozësh për të mbështetur ekipet sportive, kryesisht klubet e futbollit, si dhe me grupet ekstremiste dhe botën e krimit.

Kohw mw parë, gazeta amerikane “New York Times” ka shkruar për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me njerëzit e krimit në Serbi. Artikulli i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiç.

Aty ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi. E që në fakt doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij Danilo Vucic. Dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb.

Bëhet fjalë për kreun e bandës i cili ishte trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk. Tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda. Por kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg.

Pas arrestimit të kreut të bandës, Belivuk përshkroi disa nga punët e pasme që banda pretendonte se kishte bërë për qeverinë. Si frikësimi i rivalëve politikë dhe ndalimi i tifozëve që të këndonin kundër Vuçiçit në ndeshjet e futbollit.

Një shërbim i vlefshëm në një vend ku stadiumi mund të bëjë ose të prishë një president. Belivuk paralajmëroi se nëse Vuçiç “vazhdon procedurat e tij kundër meje”, ai do të kishte shumë më tepër për të thënë, thuhet tutje në hulumtim.

Këto akuza të kreut të bandës, sipas NYT, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i kundërshtoi me zemërim. Sipas gazetës prestigjioze rasti Belivuk ka hapur një dritare drejt një të ardhmeje të zymtë të mundshme. Në të cilën Vuçiq minon projektin evropian nga brenda, duke ndërtuar një shtet ku demokracia është një fasadë. Dhe bandat kriminale përdoren për të përhapur frikën.

Sipas gazetës e njëjta taktikë ishte përdorur nga njerëzit që e futën Ballkanin në një luftë katastrofike tre dekada më parë. Kreu i bandës para gjykatës kishte folur për një takim që pretendonte se kishte pasur me Vuçiqin. Takim që u zhvillua në një shtëpi private në Beograd. Duke dhënë adresën e rrugës dhe numrin e banesës dhe emrin e pronarit.

Ata u takuan atje vetëm një herë, shtoi ai: “sepse, siç tha shefi, nëse dikush na shihte ose na filmonte, nuk do të ishte mirë për të”.

“Vuçiç tani ushtron pothuajse kontroll total mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike. Nga Parlamenti, gjykatat, policia dhe biznesi. Arrestimi i Belivuk dhe bandës së tij mund të jetë një nga vendimet e pakta kyçe të viteve të fundit që Vuçiç nuk i kontrolloi”, thuhet tutje në hulumtimin e New York Times.

Në hulumtimin e gazetës amerikane thuhet se Vuçiç ishte një mbështetës entuziast i partisë së Sheshelit. Dhe ai shpejt u bë anëtari më i ri i Parlamentit të Serbisë. Në vitin 1995, disa ditë pas masakrës së gati 8,000 myslimanëve boshnjakë rreth Srebrenicës, Vuçiç mbajti një fjalim në të cilin deklaroi:

“Nëse na bombardoni, nëse vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë”.

Në dekadat që nga ajo kohë, Vuçiç nuk ka kërkuar kurrë falje plotësisht për krimet e kryera në emër të Serbisë. Apo për retorikën e tij. Ai i ka trajtuar si heronj disa kriminelë të dënuar lufte në lirimin e tyre nga burgjet jashtë vendit.

NYT tutje portretizon presidentin Vuçiq si personi që udhëhoqi një grup protestuesish në mbështetje të Ratko Mlladiç. Ky i fundit, komandanti ushtarak i quajtur ndonjëherë Kasapi i Ballkanit. Një vit më vonë, kur lideri serb i Bosnjës gjatë kohës së luftës Radovan Karaxhiç u arrestua, Vuçiç u kthye në rrugë. Aty ku u dhunua nga policia.

Hulumtimi i gazetës amerikane flet edhe për vlerësimin e Freedom House në vitin 2019, i cili e uli Serbinë në vlerësimin vjetor të demokracive nga të lira në pjesërisht të lira. Duke përmendur politizimin e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera. Dhe zgjedhjet e mbushura me ngacmime dhe ryshfet.

Megjithatë, aplikimi i Serbisë për t’u anëtarësuar në BE është rrotulluar me qetësi. Sikur burokratët në Bruksel nuk e kanë vënë re se Vuçiç po lëviz në drejtimin e gabuar. Sipas këtij hulumtimi një mjet i rëndësishëm i pushtetit për Vuçiçin janë mediat.

Ai ka përdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit për të blerë stacione televizive lokale. Dhe aleatët e tij drejtojnë një treshe organizatash mediatike që ndjekin paturpësisht linjën e Partisë Progresive. Dhe i japin kohë të bollshme transmetimit vetë Vuçiqit. Këto përfshijnë një rrjet televiziv të quajtur Pink.

Në dy vitet që nga arrestimi i bandës Belivuk, Vuçiq ka thënë vazhdimisht se rasti shënoi një ndarje vendimtare me të kaluarën.

“Ne do të pastrojmë institucionet shtetërore nga të gjithë bashkëpunëtorët e tyre”, deklaroi ai në konferencën e parë për shtyp pas arrestimeve.

Më pas ai u tha një grupi gazetarësh:

“Kjo është e rëndësishme për ne, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Pronarët e restoranteve dhe bareve nuk do të duhet të shqetësohen nëse dikush do të vijë dhe do t’i sulmojë ata dhe më pas kanë frikë ta raportojnë në polici. Sepse nuk e dinë nëse dikush në polici është i lidhur mirë me këta vrasës.”

Gazeta amerikane flet edhe për ndihmën që studiuesi dhe analisti amerikan i quajtur Daniel Serwer ndihmoi në organizimin e paraqitjes së parë publike të Vuçiqit në Uashington, D.C. Serwer punoi në Ballkan në vitet 1990. Dhe ai dinte gjithçka për rrënjët nacionaliste të Vuçiçit.

Por ai ishte i zhgënjyer me të dhënat e liderëve të tjerë politikë serbë.

“Serwer e gjeti Vuçiçin inteligjent dhe serioz. Kishte disa shpresa, më tha ai, se Vuçiç mund të ishte një figurë e “Nixon në Kinë”, e aftë për të sjellë bazën konservatore të partisë së tij në një pajtim më të plotë me fqinjët e Serbisë. Serwer më tha se qëndrimi i tij ndaj Vuçiqit ka ndryshuar rrënjësisht. Vuçiq tani është shumë serioz në lidhje me ‘botën serbe’,” tha ai.

Këto fjalë, të thirrura shpesh nga nacionalistët serbë, përcjellin idenë se Serbia ka të drejtë të dominojë tokat ku jetojnë serbët etnikë, duke përfshirë disa vende fqinje.

“Ai kishte mundësinë të lëvizte në një drejtim pro-Be, dhe ai zgjodhi të mos e bënte.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit