BBC: Rojet bregdetare greke kanë hedhur në det emigrantët duke u shkaktuar vdekjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.06.2024, 10:52

Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë që u hodhën qëllimisht në ujë.

Një investigim i BBC ka zbuluar se këto 9 të mbijetuar janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të hedhur në det pasi arritën në ishujt grekë.

Edhe pse rojet greke kanë kundërshtuar me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme, BBC ka analizuar 15 incidente të datës maj 2020-23 që rezultuan në 43 vdekje. Në pesë nga incidentet, emigrantët thanë se u hodhën direkt në det nga autoritetet greke. Në katër prej këtyre rasteve ata shpjeguan se si kishin zbritur në ishujt grekë, por u hodhën sërish në det nga grekët. Në disa incidente të tjera, emigrantët thanë se ishin futur në gomone të fryrë pa motorë, të cilët më pas u shfrynë, ose dukej se ishin shpuar.

Një nga rrëfimet më rrëqethëse u dha nga një burrë nga Kameruni, i cili tha se u ndoq nga autoritetet greke pasi zbarkoi në ishullin Samos në shtator 2021. Ai tha se po planifikonte të regjistrohej në tokën greke si azilkërkues.

“Ne mezi ishim ankoruar dhe policia erdhi nga pas. Ishin dy policë të veshur me të zeza, dhe tre të tjerë me rroba civile. Ata ishin të maskuar, i shihje vetëm sytë".

Ai dhe dy të tjerë, një tjetër nga Kameruni dhe një burrë nga Bregu i Fildishtë u transferuan në një varkë të rojes bregdetare greke, tha ai, ku ngjarjet morën një kthesë të tmerrshme.

“Ata filluan me njërin prej nesh. E hodhën në ujë. Tjetri nga Bregu i Fildishtë tha: 'Më shpëto, nuk dua të vdes... dhe më pas vetëm dora e tij ishte mbi ujë dhe trupi i tij ishte poshtë. Ngadalë dora i rrëshqiti poshtë dhe uji e mbuloi".

I intervistuari tha se rrëmbyesit e tij e kanë rrahur.

"Më binin në kokë. Ishte sikur po godisnin një kafshë."

Dhe më pas ai thotë se e kanë shtyrë edhe atë në ujë pa jelek shpëtimi. Ai ishte në gjendje të notonte deri në breg, por trupat e dy të tjerëve u gjetën në vijën bregdetare turke. Avokatët e të mbijetuarit kërkojnë që autoritetet greke të hapin një çështje vrasjeje të dyfishtë.

Një tjetër burrë, nga Somalia, i tha BBC-së se si në mars 2021 ai ishte kapur nga ushtria greke me mbërritjen në ishullin e Kios dhe ishte dorëzuar nga ata te rojet bregdetare greke. Ai tha se roja bregdetare ia kishte lidhur duart pas shpine, përpara se ta hidhte në ujë.

“Më hodhën me zinxhir në mes të detit, donin të vdisja”.

Ai tha se arriti të mbijetonte duke notuar në shpinë, përpara se njëra nga duart e tij të shkëputej nga litari. Por deti ishte i trazuar dhe tre në grupin e tij vdiqën. I intervistuari arriti në tokë ku më në fund u pa nga roja bregdetare turke.

Në incidentin me humbjen më të madhe të jetëve, në shtator 2022, një varkë me 85 emigrantë u përplas pranë ishullit grek të Rodosit kur motori i saj u prish. Mohamed, nga Siria tha se ata thirrën rojen bregdetare greke për ndihmë, por roja i ngarkoi në një gomone dhe i ktheu në ujërat turke.

"Ne filluam menjëherë të fundoseshim, ata e panë gomone tonë ... Ata na dëgjuan të gjithëve duke bërtitur, por megjithatë ata na lanë. Fëmija i parë që vdiq ishte djali i kushëririt tim… Pas kësaj një nga një të tjerët. Një fëmijë tjetër, një fëmijë tjetër, pastaj vetë kushëriri im. Në mëngjes kishin vdekur shtatë ose tetë fëmijë. Fëmijët e mi nuk vdiqën deri në mëngjes... pak para se të mbërrinte roja bregdetare turke."

Ligji grek u lejon të gjithë emigrantëve që kërkojnë azil të regjistrojnë kërkesën e tyre në disa prej ishujve në qendra të veçanta regjistrimi. Por të intervistuarit thanë se ata u kapën përpara se të arrinin në këto qendra. Grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se mijëra njerëz që kërkojnë azil në Evropë janë detyruar të kthehen ilegalisht nga Greqia në Turqi dhe u është mohuar e drejta për të kërkuar azil, e cila është e sanksionuar në ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit