Abuzimi me çmimet në prag të votimit të Qeverisë së re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.06.2024, 09:44

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tash e tre muaj po përballen me rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Shtrenjtimi po ndodh në kohën kur vendi ende nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re, ndërsa ajo që akoma është në detyrë ka kapacitete të kufizuara, e inspektorët nuk duken fare në terren për të mbikëqyrur çmime në treg.

Së fundi, rritje prej 15 për qind është regjistruar te buka, e cila nga 30 denarë është rritur në 35 denarë, por çmimi ndryshon dhe mund të jetë edhe më i lartë varësisht llojit të bukës.

Janë shtrenjtuar edhe produktet tjera si mishi, djathi, qumështi, prodhimet bujqësore e lloje të tjera të produkteve ushqimore të përditshme.

“Bazuar në standardin dhe pagat që marrim, çmimet janë shumë të larta. Ato ngrihen thuajse çdo ditë pasi nuk ka asnjë kontroll nga institucionet, prandaj tregtarët po e keqpërdorin gjendjen duke abuzuar me çmimet. Po blejmë vetëm gjërat elementare pasi luksin ka kohë që e kemi harruar”, thotë Liljana Stojkova, banore e Shkupit. “Mos pyet për çmimet pasi janë shumë të larta. Të kishin para, do të blinim, por kur nuk kemi mos pyet pasi me një pension prej 11.000 denarësh (180 euro) çfarë të bëjmë më parë, nuk mjaftojnë as për dhjetë ditë të muajit”, thotë Bedri Shabani, pensionist.

“Kjo gjendje është jonormale. Çmimet e domateve, specave, lakrës, trangujve, sallatave janë ngritur në qiell. Çmime kaq të larta asnjëherë nuk kemi pasur. Institucionet po flenë pasi fare nuk brengosen se çfarë po ndodh me popullin, i cili nuk po arrin të mbijetojë me të ardhurat që merr”, thotë Stefan Dimitrovski, pensionist.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, shporta e konsumit për një familje prej katër anëtarësh në muajin maj ka arritur në mbi 60 mijë denarë apo një mijë euro.

Vetëm për ushqimet bazë, katër persona duhet të ndajnë rreth 22 mijë denarë (350 euro).

Tome Nenovski, njohës i çështjeve të ekonomisë, thotë se pavarësisht se ende nuk ka një qeveri të re, organet shtetërore duhet të funksionojnë dhe të mos i lënë bizneset të abuzojnë me çmime.

“Tregtarët janë në pritje se çfarë do të sjellë Qeveria apo çfarë masash do të ndërmarrë në sferën e çmimeve, prandaj i rrisin çmimet nga frika se mund të ketë masa restriktive. Ata i ngritin çmimet që më pas t’i ulin në nivelin paraprak dhe në këtë mënyrë ta mbrojnë biznesin e tyre”, thotë Nenovski.

Sipas tij, një qasje e tillë joserioze i dëmton rëndë konsumatorët, të cilët përballen me një gjendje të rëndë ekonomike.

“Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po e rëndon standardin jetësor të qytetarëve. Në vend të uljes së çmimeve, siç ishte premtuar, po ndodhë e kundërta, kemi rritje thuajse të përditshme. Veç kësaj kemi rritje të çmimeve edhe të shërbimeve tjera, përfshirë edhe prodhimet bujqësore që kanë shënuar rritje të madhe”, thotë Nenovski.

Nga dikasteret e ekonomisë thonë se institucionet funksionojnë, por pa dhënë detaje për masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 1 marsi ka shfuqizuar vendimin për “çmimet e garantuara”, masë kjo që ishte vendosur me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore.

Kuvendi më pas miratoi Ligjin për mbrojtje nga tregtia e jokorrekte, por në fuqi do të hyjë nga 15 shtatori, andaj deri atëherë tregtarët mbeten të lirë për vendosjen e çmimeve.

Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritjen më të ulët ekonomike nga vendet e rajonit. Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Botërore, këtë vit vendi do të ketë një rritje prej 2.5 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm rritja ekonomike është projektuartn jetë 2.9 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit