Pas planit “Ruhanda”, sondazhet parashikojnë humbjen e thellë të Rishi Sunak

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.06.2024, 09:37

Tri sondazhe e fundit në Britani parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Partia Laburiste e opozitës së qendrës së majtë nën drejtimin e Keir Starmer ka një epërsi dy herë më të lartë, në krahasim me konservatorët e Sunak, të cilët kanë qenë në pushtet për 14 vjet nën pesë kryeministra të ndryshëm.

Sunak, i kanë ngelur më pak se tre javë, për të vijuar me fushatën e tij dhe për të zbuluar platformën e tij dhe për të vijuar “betejën” për ndryshim të rezultatit.

Agjencia kërkimore "Savanta" njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy për qind më shumë krahasua me sondazhin pesë ditë më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra katër për qind, në 21 për qind. Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.

Rishi Sunak erdhi në pushtet si kryeministër i Britanisë së Madhe me zotimin se do të përmirësonte treguesit makroekonomik, do të rivendoste standardet etike dhe do të rregullonte marrëdhëniet me aleatët e Britanisë.

Por përtej këtyre tri zotimeve të bujshme, vëmendje mori edhe çështja e emigrantëve, teksa kur ai kandidoi për herë të parë për udhëheqjen e Partisë Konservatore në verën e vitit 2022, ai premtoi zgjidhjen e këtij fenomeni.

Për këtë ai hartoi planin “Ruhanda” për largimin e emigrantëve, nga i cili u prekën edhe shumë shqiptarë. “Mund të konfirmoj se vendndodhja për pikën e ngritjes është përcaktuar, se fluturimet komerciale charter janë planifikuar dhe se ne kemi 500 individë të trajnuar shumë të gatshëm për të shoqëruar emigrantët e paligjshëm në Ruanda”, tha Sunak.

Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe vendosi vitin e kaluar se plani për kthimin e azilkërkuesve në Ruandë është i paligjshëm, sepse Ruanda nuk është një vend i sigurt për refugjatët.

Vendimi thotë se azilkërkuesit përballen me një “kërcënim real të keqtrajtimit” dhe se Ruanda mund t’i kthejë ata në vendet e tyre të origjinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit