Në Lezhë dhe Dibër varrezat mbulohen nga bari, kryebashkiakët në gjumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.06.2024, 12:08

Ndër detyrat dhe shërbimet që i takojnë pushtetit vendor është edhe mirëmbajtja e varrezave.

Por pavarësisht taksave që paguajnë qytetarët shqiptarë, gjendja e varrezave në qytete të ndryshme të vendit lë shumë për të dëshiruar.

Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë tonë. Ai thotë se bashkia ka lënë në harresë varrezat dhe tani ato janë në gjendje të mjerueshme, të mbuluara nga bari.

Ai i bën thirrje bashkisë që të pastrojë varrezat dhe t’i mirëmbajë ato pasi po paguajnë taksat për këtë shërbim.

Por përveç Lezhës, ky problem konstatohet edhe në Dibër.

Një qytetar nga komuna Shupenzë ka denoncuar në redaksinë gjendjen e varrezave në këtë zonë. Ai thotë se askush nuk është kujtuar për varrezat dhe ato tani i ka mbuluar bari.

Denoncimi nr.1

Prsh si jeni JOQ ne lezhe na i bani thirrje bashkis te vijn te pastroj varrezat se edhe kto kan kontribu per lezhen e kan ndertu edhe jena niper e mbesa te ktynve e besoj duhet tregu rrespekt per te paret tane, se fundja 1 dite edhe ato te bashkis ktu do vijn

Denoncimi nr.2

Ja cfare behet ne komunen shupenze, diber. I ka mbuluar varrezat bari

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit