Edhe në stinën e verës, problemi kryesor i shqiptarëve vijon të mbetet uji.
Në shumë qytete ka mungesë uji ndërsa në disa zona të tjera uji derdhet pa limit rrugëve.
Një qytetare e Astirit, Tiranë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të ngjashëm.
Ajo thotë se prej disa kohësh një tub uji ka plasur në rrugë dhe i gjithë uji, që duhet të shkonte në shtëpitë e qytetarëve, derdhet pa limit.
Ajo ka telefonuar disa herë Ujësjellësin e Tiranës për këtë problem por thotë se askush nuk ka dalë në terren për zgjidhjen e tij.
Denoncimi i qytetares:
Persh po ju dergoj nje vidjo eshte plas ni tube uje the ka 10dit si telofonojm ujesjellsin kanalizime tirane the nxjerrin muzik kur telofeono the me thuaj thot ku ndotheni the japim adresen the kush nuk pergjigjet. Astir
