Kokaina dhe ekstazia mbulojnë disa zona bregdetare të Britanisë së Madhe

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.06.2024, 22:35

Kokaina dhe ekstazia janë disa nga drogat që janë gjetur në ujërat rreth Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Portsmouth dhe Brunel University në Londër janë gjetur kokainë në organizmat detarë, kryesisht tek gaforret, te gocat e detit, te algat e detit, te krimbat që jetojnë në sediment.

Studimi në vazhdim përfshiu shkencëtarë qytetarë vullnetarë, të gjithë të shqetësuar për gjendjen e ujit, duke mbledhur qindra mostra nga limanet Chichester dhe Langstone që zbuluan nivele të larta të kimikateve potencialisht të dëmshme në ujë dhe kafshë të egra.

Rob Bailey, notar: Ndalimi i notit më bën të ndihem shumë i trishtuar. Dhe në fakt, e krahasoj në shumë mënyra me sportet e tjera. Pra, nëse do të kishit dikë që hidhte ujëra të zeza në fushën tuaj të kriketit, nuk do të ishit shumë të lumtur, ose në fushën tuaj të futbollit, nuk do të ishit shumë të lumtur, apo jo? Por e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtu me aktivitetet tona të notit.

Bailey është një bashkëthemelues i Clean Harbours Partnership, një grup notarësh dhe marinarësh, të cilët u shqetësuan nga një numër në rritje i raporteve të sëmundjeve në zonë.

Ata vendosën të zbulojnë saktësisht se çfarë ka në ujë dhe rreziqet që paraqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ku rezultatet ishin vërtet tronditëse.

Rob Bailey, notar: Është një perspektivë e frikshme, ndoshta në fakt për fëmijët të cilët janë shumë më të prekshëm ndaj kësaj gjëje. Pra, për veten time, në fakt tani e kam ndalur notin. I gjithë grupi im që dikur notonim në këto zona tani u shpërbë për shkak të këtij problem kaq serioz.

Në vitin 2021, Southern Water, i cili është përgjegjës për trajtimin e ujërave të zeza në zonë, pranoi më shumë se 50 shkelje të hedhjes së ujërave të zeza të paligjshme në mjedis ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Rastet zbuluan se ishin shkaktuar nga dëmtime të qëllimshme në jetën detare si dhe në organizmin e njeriut dhe kompania u gjobit një rekord prej 90 milionë paund.

Profesor Alex Ford ka hetuar ndikimin e një tubi të madh të ujërave të zeza në Harborin Langstone të Hampshire , i cili bart mbetjet e rreth 400,000 banorëve të Portsmouth.

Alex Ford, professor në University Of Portsmouth: Këtu jemi në brigjet e Langstone Harbour. Është një vend me interes të veçantë shkencor. Është një zonë e veçantë e ruajtjes sepse ne kemi shumë zogj të mrekullueshëm që mbërrijnë këtu për t’u ushqyer kur janë në migrim. Por problemi me këtë zonë, dhe është një zonë mjaft e urbanizuar, ka një ndikim të madh edhe të ndotjes. Dhe ne mendojmë se ata ndotës po ndikojnë në jetën e egër këtu. Dhe, një pjesë e ndotjes që kemi këtu është nga stuhitë dhe ujërat e zeza por së fundmi edhe nga substance tepër të rrezikshme për organizimin e kafshëve dhe ekosistemin.

Studiuesit thonë se ujërat e zeza të papërpunuara janë vetëm një pjesë e problemit, sepse ajo që njerëzit konsumojnë kalojnë në organizëm që janë kryesisht një mori përbërësish që derdhen në det që mund të kenë një efekt dramatik.

“Ford” shprehet se drogërat në sasi aq të vogla sa nuk do të ishte në gjendje të vriste një krijesë ujore, por droga, veçanërisht kokaina, amfetaminat mund të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Alex Ford, profesor në University Of Portsmouth: Epo, këto janë komponime biologjikisht aktive, kështu që ne nuk e dimë ende se çfarë efekti ka mbi to. Ne e dimë për disa nga substancat narkotike që mund të kenë efekte mjaft dramatike. Pra, nëse futni një peshk në kafaz në rrjedhën e poshtme të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, ai do të fillojë të tretet brenda disa javësh. Nëse i jepni një gaforre ose një peshku ilaçet kundër depresionit, ai do të ndryshojë sjelljen e tij ashtu sikurse e ndryshon sjelljen njeriu nëse merr medikamente të tilla.

Sipas shkencëtarëve në disa zona bregdetare të Britanisë së Madhe janë gjetur gjithashtu pilula kontraceptivë dhe ilaçe nga më të ndryshmet.

Ekspertët ngrenë alarmin pasi situata në disa ekosisteme po bëhet e rëndë ndërsa bëjnë thirrje për një hetim të plotë publik mbi veprimet e kompanive të ujit pasi shkarkimet e ujërave të zeza të papërpunuara në lumenj dhe ujërat bregdetare u dyfishuan në nivele rekord në Angli vitin e kaluar.

Të dhënat e agjencisë së mjedisit tregojnë se kishte 3.6 milionë orë derdhje në vitin 2023, krahasuar me 1.8 milionë në 12 muajt e mëparshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit