ESHS: Gjatë vitit 2023 janë ndërtuar gati 5 mijë objekte banesore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.06.2024, 09:27

2.874 objekte janë ndërtuar nga subjektet afariste gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga personat fizik janë ndërtuar 2.020 objekte, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se 3.445 banesa me gjithsej 243.815 metra katror janë kompletuar nga subjektet afariste për gjatë vitit 2023, ndërsa nga personat fizik janë përfunduar 2.331 banesa me 299.224 metra katror.

Siç bëjnë të ditur, mesatarja e banesave të ndërtuara nga subjektet afariste është 70.8 metra katror, ndërsa nga personat fizik 128.4 metra katror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit