Rrahmani: Disa deputetë s’do të marrin pjesë më në votim për Kodin Civil

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2024, 21:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se disa deputetë që fillimisht e votuan projektligjin për Kodin Civil, nuk do të marrin pjesë më në votim nëse ky ligj sillet përsëri në Kuvend.

Ai ka shtuar se shumica e deputetëve, përfshirë ata nga LVV, AAK dhe grupi multi-etnik, votuan kundër tij.

“Unë e kuptoj ministren dhe qëndrimin e saj publik që e ka por tash e një vit kanë qenë edhe në subjektet tjera për të bërë shumicën që të kalojë ky ligj. Por duke parë sjelljen e shumicës së deputetëve dhe sa më afër zgjedhjeve ky ligj ka më pak vota në Kuvend për shkak se pastaj disa deputetë të cilët e bënë kalkulimin me vota unë besoj se do të kenë frikën që edhe ta votojnë. Mirëpo unë gjatë diskutimeve me koleg ka disa deputetët që kanë votuar për, në herën e parë në votim por që kanë treguar se nëse sillet prapë në Kuvend nuk do të marrin pjesë më në votim. Nuk besoj që duhet t’i përmendim emrat e tyre pasi ishte diskutim privat”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vazhdon të këmbëngulë për rëndësinë e këtij dokumenti për të drejtat e njeriut dhe është duke negociuar për të siguruar votat e nevojshme. Rrahmani ka theksuar se ky është vullneti i shumicës së deputetëve dhe vendimi i ministres së Drejtësisë për të mos e proceduar më tutje është i duhur.

“Unë shumë herë e kam thënë se Kodi Civili nuk kthehet më gjatë këtij mandati në Kuvend për shkak se deputetët e e Kuvendit kanë vendosur që me shumicë votash të mos e kalojnë këtë kod civil dhe është i vetmi dokument që është votu në këtë legjislaturë më këtë shumicë votash kundër. Kështu që ai ka qenë vullneti i deputetëve shumicë, jo vetëm nga deputetë e LVV-së por edhe nga opozita, siç ka qenë deputetët nga AAK-ja, deputetët nga grupi multi-etnik. Besoj që është vendim i duhur i ministres së Drejtësisë për të mos e proceduar më tutje”, ka deklaruar Rrahmani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit