Mariçiq paralajmëron qeverinë e re: Kujdes në marrëdhëniet me Athinën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2024, 20:26

Maqedonia ende ka gjasa që të dalë nga situata në të cilën u gjend pas disa deklaratave të presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova dhe mandatarit Hristijan Mickoski për përdorimin e emrit kushtetues pas çka nga pala greke erdhën paralajmërime serioze. Zv/kryeministri në largim Bojan Mariçiq në “Daily Click” tha se duhet pasur kujdes në marrëdhëniet me Greqinë dhe me respektimin e Marrëveshjes së Prespës sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në BE. Mund të na ndodhë bllokadë të re nga Greqia nëse Maqedonia nuk e përdor emrin kushtetuese, tha Mariçiq.

“Nëse qeveria jonë, përkatësisht qeveria e re fillon dhe vazhdon që të mos e përdor emrin kushtetues duke e bërë këtë temë kryesore në çdo mbledhje ndërkombëtare ku Greqia nuk do ta lëshojë mundësinë prej kësaj të bëjë poentë, një pjesë e madhe e shteteve mund të solidarizohen me Greqinë dhe presioni të jetë ndaj nesh dhe shumë shpejt të gjendemi para një bllokade të re nga ana e Greqisë që nuk do të jetë në interesin tonë”, tha Bojan Mariçiq.

Këto ditë edhe presidentët e SHBA-ve dhe Francës, Xho Bajden dhe Emanuel Makron dërguan mesazh deri te qeveria e re që t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Mandatari Hristijan Mickoski në deklaratën e djeshme tha se marrëveshjet janë rrugë në dy drejtime përkatësisht ato duhet të respektohen nga të dyja palët.

“Në të njëjtën kohë, pres që nënshkruesi i dytë, që është fqinji ynë jugor, t’i respektojë ato. Ne kemi krijuar një dokument se sa është zbatuar nga ana jonë, sa është zbatuar nga pala greke dhe planifikojmë t’ia prezantojmë atë kujtdo që është kureshtar të dijë se sa e respektojnë të dyja palët marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe”, deklaroi Mickoski.

Në lidhje me zhvillimet me Bullgarinë tani pasi është e sigurt se Bojko Borisov do të formojë qeverinë e re, Mariçiq thotë se nga ana jonë ai mund të hyjë vetëm në një lloj diskutimi, pra një angazhim deklarativ që ndryshimet kushtetuese janë maksimumi dhe se nuk do të ketë kërkesa të reja.

“Mendoj se ajo që do të përpiqet qeveria e re e OBRM-PDUKM është që të hyjë në një lloj bisede me qeverinë bullgare për një lloj zotime deklarative që ndoshta do të nënkuptojë një lloj garancie se nuk do të ketë tema të reja, çështje të reja, të reja, bllokime pas ndryshimeve kushtetuese. Qeveria e re bullgare nuk do të rinegociojë kornizën e negociatave dhe kushtet në të cilat do të vazhdojnë negociatat”, theksoi Mariçiq.

Mickoski dje ka shmangur përgjigjen nëse Borisovin e sheh si politikan të zgjuar me të cilin do të bisedonte për marrëveshjen. Lidhur me këtë, ambasadori i BE-së David Geer së fundmi tha se qeveria e re mund të dëshirojë të hyjë në rinegociime me Bullgarinë, por siç theksoi, është e vështirë të paramendohet se mund të arrihet një marrëveshje apo Kornizë negociuese më e mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit