Shërbimet në bankë edhe pse shumë të thjeshta të marrin shumë kohë dhe për të shmangur radhën dhe kohën e humbur, shumë qytetarë i drejtohen ATM-ve.
Por në Vlorë një qytetare prej 48 orësh nuk përdor dot ATM e Raiffeisen Bank për veprimin ‘depozitim’.
Qytetarja thotë se kjo ATM në rrugën “Sadik Zotaj” nuk kryen këtë shërbim as për valutën lekë e as për atë euro.
Ajo ka kontaktuar me shërbimin e klientit për këtë problem, por i është thënë se askush tjetër s’e ka raportuar këtë problem.
Qytetarja i bën thirrje Lindita Ngresit, drejtoreshës së filialit të Raiffeisen Bank në Vlorë që të marrë masa sa më parë pasi nuk mund të presë në radhën e arkës për një shërbim kaq të thjeshtë e minimal.
Ndërkohë që vlen të thuhet se rastet kur këto ATM dalin jashtë funksionit janë të shumta dhe rasti i denoncuar nga qytetarja nuk është as i pari dhe as i fundit.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, uroj te jeni mire. Dua te raportoj nje problem lidhur me Raiffeisen Bank ne rrugen Sadik Zotaj prane Flamurtarit. Prej me shume se 48 oresh sherbimi ATM per veprimin Depozitim ka dale jashte funksionit ne te dyja valutat leke dhe euro. Rastin e kam raportuar ne call centrin e tyre karaqoz qe te percjellin duke thene se skane djeni nga askush. I bej thirrje Drejtoreshes "punembaruar" Lindita Ngresi ashtu sic pretendon neper intervistat televizive se eshte, se nuk e kemi lluksin te presim neper radhat kilometrike te arkes per te perfituar sherbimin me minimal. Faleminderit.