Italia dhe Maqedonia e Veriut ndërlidhen në sferën e arsimit, Silvestri: E rëndësishme që studentët të ndërtojnë të ardhmen europiane

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2024, 08:50

Roma zyrtare dhe Shkupi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, vlerësoi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri. Ai përmendi se marrëdhënie të tilla duhet të ushqehen mes dy shoqërive, andaj në këtë kontekst ambasadori përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit italian Katolika dhe Amerikan Kolexh në arsim dhe shkëmbim studentësh. Silvestri thotë se kështu ndërtohet e ardhmja e përbashkët europiane.

“Në njërën anë i kemi marrëdhëniet politike që janë të shkëlqyeshme. E dini se vizita e parë zyrtare e presidentes Siljanovska Davkova ishte në Itali. Por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet të ndërtohen që nga fundi, në nivel të shoqërive, andaj në këtë drejtim, fakti se studentët e dy vendeve do të mund të vijnë dhe të njihen, është shumë e rëndësishme për ndërtimin e së ardhmes europiane, të gjithë bashkë”, tha Andrea Silvestri – Ambasador i Italisë.

Të dy universitetet u morën vesh që në të ardhmen studentët të kenë diplomë të dyfishtë në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare që do të njihet në Maqedoni dhe në Itali. Universiteti Katolika është universiteti më i madh privat në Europë dhe universiteti më i madh katolik në botë.

“Tani filluam një program të ri, me diplomë të dyfishtë në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve globale, kështu që studentët nga Shkupi do të kalojnë këtu në Amerikan Kolexh në Shkup dhe një vit në Katolika, Universitetin në Milano. Programi ka të bëjë me marrëdhëniet ndërkombëtare, por me qasje multidisiplinore në ekonominë, shkencat politike dhe sociologjinë”, potencoi Gvido Merxoni – Dekan i Universitetit Katolika.

“Bashkëpunimi i këtillë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm sepse krijon mundësi që të rinjtë tanë të studiojnë te më të mirët dhe ta akumulojnë më të mirën në Shkup dhe në Milano dhe të marrin diplomë e cila është e dizajnuar që të prodhojë liderë të ardhmërisë te ne dhe në Europë”, u shpreh Ivan Dodevski – Dekan i Universitetit Amerikan Kolexh.

Sipas vlerësimit të përbashkët të pjesëmarrësve në panel, i përkushtuar thellimit të marrëdhënieve maqedono-italiane, kjo iniciativë do të mundësojë jo vetëm avancim të cilësisë së arsimit maqedonas dhe mundësi të reja për të studiuar, por edhe thellim të marrëdhënieve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Italisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit