S’dihet kur nis kompensimi i qytetarëve për pagesën e energjisë së shpenzuar në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.06.2024, 22:01

Mbi 40 milionë euro është shuma që Kompania e Distribuimit të Energjisë (KEDS) obligohet t’ia kthejë qytetarëve të Kosovës sipas një vendimi të nxjerrë nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kjo pas një vendimi të Gjykatës Supreme dhe asaj Kushtetuese, se faturimi i qytetarëve për rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës ishte i kundërligjshëm.

Sipas vendimit, KEDS duhet ta bëjë këtë më së largu deri në qershor të vitit 2030, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka nisur.

Kthimin e parave tek qytetarët po e kërkon edhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala i cili akuzon Qeverinë për mosveprim në këtë drejtim.

“Vendimi i Gjykatës duhet të implementohet, organet dhe mekanizmat implementues janë institucionet e shtetit. Është Qeveria dhe rregullatori të cilët duhet të harmonizojnë veprimet operacionale, mënyrën dhe evidencën e pagesës dhe domosdoshmërisht vendimi duhet të implementohet… Qeveria e ka portfolion e vet dhe duhet ta mbulojë atë pjesë që nuk mund ta mbulojë rregullaltori apo ndonjë nga organizatat shërbyese energjetike të vendit”, ka thënë Shala.

Kurse deputetja nga partia në pushtet, Jeta Statovci tregon se janë në komunikim me institucionet për të gjetur një modalitet për ekzekutimin e këtyre mjeteve.

“Besoj që do të jenë në negocim e sipër në mënyrë që të bëhet adoptimi i tillë, ne për këtë javë kemi pasur të planifikuar që të kemi raportimin e bordit të ZRRE-së kju padyshim kjo është një ndër temat që do të diskutohet por dinamika e kësaj jave për shkak se ka aktivitete të shumta është një konsensus të shtyhet për javën tjetër dhe besoj se është edhe në interes të publikut por edhe i yni për të parë detajet e këtij kompensimi”, ka thënë Statovci.

Procesin e kthimit të mjeteve tek qytetarët po e shohin si të udhës në institucionin e Avokatit të Popullit, sipas të cilëve është rivendosur një e drejtë e shkelur me vite ndaj qytetarëve. “Ai faturim është ndalë, qysh në vitin 2017 për arsye se ne patëm vendosë edhe kërkesë për shtyrje të ekzekutimit vendimit të ZRRE-së qysh në 2017 është ndalë ky lloj faturimi dhe kjo është e rëndësishme për Avokatin e Popullit, kjo ka përfundu… Këtu është tash një proces përmbarimore që nuk i bjen në pyetje vendimet e Gjykatave që kanë kërkuar që kjo shumë me u kompensu”, ka thënë Suzana Gashi nga institucioni i Avokatit të Popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit