Komiteti i Helsinkit: Në burgun e Idrizovës vetëm një mjek dhe dy infermiere kujdesen për mbi 1000 të burgosur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.06.2024, 17:13

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut publikoi pikat kryesore nga fushat në të cilat operon: drejtësia, monitorimi dhe avokimi në burgje dhe institucione psikiatrike, gjuha e urrejtjes, krimi, barazia gjinore, mbrojtja nga diskriminimi, si dhe ofrimin e ndihmës juridike falas.

Në bazë të gjetjeve të dala nga puna e Komitetit të Helsinkit në vitin 2023, mund të konstatohet se nuk është bërë ndonjë progres i dukshëm në sistemin ligjor dhe institucional për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Komiteti i Helsinkit, si anëtar i grupit Blueprint për reformat në drejtësi, u tërhoq nga pjesëmarrja e mëtejshme në hartimin e Kodit të ri Penal, pasi ndryshimet e tij në shtator 2023, pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile u bë e pakuptimtë në një procedurë që legjitimon në thelb paligjshmërinë.

Ulja e dënimeve të tre akteve kyçe për luftën kundër krimit të lartë dhe korrupsionit legjitimoi mosndëshkimin ndaj zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve publikë.

Komiteti i Helsinkit ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për marrëdhëniet e punës (LMP), lidhur me realizimin e Marrëveshjes me Bechtel&Enka” për ndërtimin e katër seksioneve të autostradave të korridoreve 8 dhe 10d. Duke përdorur termin interes strategjik kombëtar si bazë për vendosjen e rregullave paralele, mundësohet ekzistimi i zgjidhjeve të avancuara ligjore për marrëdhëniet e punës. Rezultati i kësaj është pasiguria juridike dhe pabarazia e qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve.

Në fillim të vitit 2024, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, në mendimin e tij të veçantë pretendon se rregullorja për objektet me interes strategjik është në kundërshtim me Kushtetutën dhe është në kundërshtim me sundimin e ligjit.

Pas një padie actio popularis (padi për interes publik) nga Komiteti i Helsinkit, në vitin 2023 gjykatat e vendit konstatuan se Qeveria e RMV-së dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kanë kryer diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj personave me aftësi të kufizuara në ushtrimin e të drejtës së tyre të votës.

Një nga kërcënimet më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit është mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve.

Komiteti i Helsinkit ka realizuar gjithsej 10 vizita në institucionet penitenciare në burgjet e Idrizovës, Shtipit, Prilepit dhe Burgun e Kumanovës. Personat e dënuar nuk kanë qasje adekuate në kujdesin shëndetësor, kushtet materiale të jetesës janë të këqija, kurse programet e risocializimit, kushtet për zbatimin e tyre dhe ndihma pas dënimit janë ende të pamjaftueshme dhe të pazbatueshme.

Kujdesi shëndetësor në burgun e Idrizovës ofrohet nga 1 mjek dhe 2 infermiere, të cilët vizitojnë institucionin me mbi 1.000 të dënuar, vetëm disa orë në ditë.

Personat e dënuar na informojnë rregullisht për korrupsionin në burgje, por nga frika se mos humbasin të drejtat dhe komoditetet e tyre, nuk duan t’i raportojnë zyrtarisht këto raste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit