Gashi në takim me Aggeler: Roli i SHBA-ve për stabilitetin në rajon është shumë i rëndësishëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2024, 15:51

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast i përshëndeti marrëdhëniet shumëvjeçare dhe të forta bilaterale ndërmjet të dy vendeve dhe më pas e theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat janë me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, ai shprehu mirënjohje në emër të vendit për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila vlerësohet shumë në vend.

“Një shtyllë e fortë në bashkëpunimin bilateral është Deklarata për Partneritetin Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së nga viti 2008, si dhe Dialogu Strategjik ndërmjet të dy qeverive nga viti 2022. Kryetari Gashi theksoi se roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm”.

“Në këtë kornizë, ai informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe nga 18 deri më 20 qershor 2024 në Kuvend do të mbahet Sesioni i 11-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që paraqet një tjetër shenjë të përkushtimit të vendit për thellimin e bashkëpunimit rajonal”.

“Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik dhe evropian, si dhe për mbështetjen e konsiderueshme për avancimin e proceseve politike në vend”.

Ambasadorja Aggeler falënderoi për takimin dhe theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Ajo u shpreh e kënaqur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të zhvilluara me sukses në vend, të cilat ishin të drejta, të lira dhe demokratike”. “Ajo e rikonfirmoi vullnetin e SHBA-së për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve, si dhe pritshmëritë për vazhdimin e zbatimit të reformave në vend me qëllim të sundimit të mirë të së drejtës, reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit”.

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se në të ardhmen duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje çështjeve ekonomike me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të të gjithë qytetarëve, përmirësimit të sistemit arsimor dhe tërheqjes të më shumë investimeve të huaja në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe t’i tejkalojë sfidat e vështira me të cilat përballet”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit