EKSKLUZIVE/ Klea Rama, njeriu hije, që fshihej pas projektit që mashtronte nxënësit me bursa

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.06.2024, 15:01

Një skemë mashtrimi u zbulua së fundmi nga policia, që kishte për qëllim zhvatjen e nxënësve, me pretendimin se do u siguronin bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për t’u mos besuar, por pjesë e kësaj skeme ishte dhe drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa”, Klotilda Jaupi dhe zyrtarja arsimore Valentina Lamaj.

Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtoresha Jaupi dhe Lamaj, kishin krijuar një projekt të ashtuquajtur “Let’s Talk Together About US24", i cili pretendohej se ishte ngritur nga një zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Por burime për JOQ Albania, bëjnë me dije se në grupin që ishte krijuar, organizatore, ishte dikush që prezantohej me emrin Klea Rama, gjoja mbesa e Edi Ramës.

Ky person, ishte në grupin e Whatsapp me numër amerikan dhe kishte foto profili një vajzë, fotot e së cilës janë marrë nga interneti.

Këtë nxënësit e kanë zbuluar, pasi ambasada amerikane doli me njoftimin se projekti që ishte hapur në masë nuk ishte një projekt i tyre, por një mashtrim.

Por ende nuk dihet se kush është personi që prezantohej si Klea Rama dhe i shtynte nxënësit të aplikonin për këtë projekt, që me shumë mundësi në fund do të paguanin edhe para dhe do të mbeteshin pa asnjë bursë studimi.

Klea Rama ka fshirë gjithçka pas daljes së lajmit,. Ajo nuk është më pjesë e grupit dhe ka mbyllur çdo rrjet social që kishte për të komunikuar me nxënësit që i mashtronte.

Sipas raportimeve nxënësit kanë dhënë shumë të dhëna, si foto, numër telefoni dhe numrin e llogarisë bankare.

"Po klea rama qe thuhej se ishte organizatore e projektit ku eshte?? Vajza shqiptare qe jetonte prej vitesh ne amerik dhe hiqej si mbesa e Edi Rames a ekziston vertet Klea Rama??? Apo fshihen kto zyshat e famshme pas ksaj? Po ministria pse hesht??? Apo u vjen turp te pranojne kte skandal te madh qe ju be thuajse 50 nxenesve qe dhane cdo te dhene personale foto dhe nr llogarie bankare???" – denoncon një nxënëse

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit