Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
I plagosur ka mbetur Ndue Preka i njohur ndryshe si Noja i Artës. Preka cilësohet nga policia lokale si kontigjent në pazare droge dhe dyshohet se është kjo arsyeja e atentatit ndaj tij.
Identiteti i autorit nuk është bërë ende me dije.
Noja u bë i njohur disa vite më parë për shkak të një video të bërë virale të të dashurës së tij bjonde Artës. Kjo e fundit shfaqej në video duke kërcënuar psikologjisht një vajzë të quajtur Margerita të cilën e pyeste nëse kishte kryer marrëdhënie me të dashurin e saj Nojën.