“Sa të punoj do të të dërgoj lekë”, nëna e të arrestuarit për vrasjen në Dhërmi: Pronari i kërcënoi me armë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2024, 17:37

Nëna e Daniel Qoses, një prej të arrestuarve për vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë.

Mes lotësh, Kostaqe Qose tha se pronari i hotelit, Gerald Shehu, i ka kërcënuar me armë dy punëtorët e tij, Danielin dhe David Lartin për ta ndihmuar në fshehjen e trupit. Ajo tha se djali kishte shkuar në Dhërmi që prej muajit prill pasi punonte si kamarier në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Ajo tha se djali i saj kishte 5 vite që punonte në hotel, por kurrë nuk kishte patur probleme. Lajmin e arrestimit të djalit, ajo e ka marrë vesh në televizor por thotë se ai nuk ka lidhje me vrasjen.

"Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasja, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte se aq ditë kishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre. Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar".

Nëna e Qoses ka treguar se me djalin ka folur për herë të fundit para tre ditësh dhe ai i kishte premtuar se do t'i sillte para sapo të niste sezoni zyrtarisht.

Fola para tre ditëve, i thashë biri i nënës i thashë si je a po punon, më tha mami po presim anglezët, do të punoj do të të dërgoj ndonjë lek. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit