Ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive sot në Kuvend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.06.2024, 10:13

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e dytë, në rend dite të së cilës është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski.

Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit në rend dite të kësaj seance janë dhe dy pika tjera – Verifikimi i mandatit të deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi duhet në mënyrë plotësuese ta vërtetojë mandatin e kandidates për deputete nga Njësia e gjashtë zgjedhore, Imërlie Saliu-Fetai pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në këtë njësit zgjedhor. Verifikimi fillimisht duhet të kalojë në Komisionin kuvendor të verifikimit.

Në elaborimin për ndryshimet e propozuara dhe plotësimin e Ligjit për organizim të organeve të administratës shtetërore është theksuar se qëllimi është riorganizimi i ministrive dhe organeve të maturës shtetërore, në mënyrë që do të mundësojë funksionimin e tyre të drejtë, mospërputhjen e kompetencave dhe linjën përkatëse të llogaridhënies në bazë të treguesve të definuar paraprakisht të suksesit në punën e institucioneve.

“Riorganizimi i ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore bëhet me qëllim që puna e tyre të përshtatet me nevojat moderne të funksionimit të organeve të administratës shtetërore, veçanërisht në drejtim të vendosjes së një fokusi më të madh në punët në fushat e energjisë, burimeve minerale, minierave, si dhe sporteve. Sa i përket kompetencave, ministritë marrin kompetenca më të qarta, kompetencat e ndërthurura ndërmjet ministrive ekzistuese janë demarkuar dhe lihet hapësirë ​​që rregullorja kornizë e organeve të administratës shtetërore të përcaktohet saktë me ligje materiale”, thuhet në sqarim.

Theksohet se domosdoshmëria e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me të cilin parashikohet edhe formimi i ministrive të reja del nga fakti që disa organe të administratës shtetërore dhe organizata administrative, si dhe organe të pavarura nuk janë funksionale dhe nuk e plotësojnë funksionin e tyre kryesor gjegjësisht të njëjta të funksionojnë për realizim më efikas të të drejtave, detyrimeve dhe interesit të qytetarëve dhe personave juridikë.

OBRM-PDUKM pardje i propozoi në Kuvend me procedurë të shkurtuar ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore, me të cilat do të bëhet riorganizim i ri i qeverisë.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pas dorëzimit të amendamenteve ligjore, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që t’i mbështesin ato. Me ndryshime të tilla, sipas Mickoskit, do të fitojmë efikasitet, do të modernizojmë qeverinë dhe do të përmirësojmë jetën e qytetarëve.

“Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase që do të zbatojë reforma. Thelbi i besimit të madh të qytetarëve është politikat të cilat qeveria e ardhshme duhet t’i zbatojë në mënyrë që të ketë sundim të së drejtës, të mos ketë qytetarë të rendit të dytë, të përforcohet ekonomia, nxënësit të kenë libra shkollorë në fillim të vitit, në shëndetësi të ketë kushte, për bujqit subvencione dhe tërë atë që premtuam në program. Që e tërë kjo të zbatohet, nevojitet të miratohen ndryshimet dhe riorganizim i Qeverisë”, deklaroi Mickoski

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit