Dy persona të tjerë kanë rënë në pranga pas vrasjes së ndodhur në Dhërmi ditën e djeshme. Recepsionisti Eraldo Nevruzi 31 vjeç u vra me armë zjarri nga pronari i tij në hotelin ku punonte.
Të arrestuarit janë punonjës të hotelit dhe akuzohen se kanë ndihmuar pronarin Gerald Shehu të fshehë trupin e viktimës.
Personi që shihni në foto është Daniel Qose nga Korça me zanat kamarier. Së bashku me një bashkëqytetar dhe pronarin e hotelit “Greccia” në Dhërmi ai fshehu trupin e kolegut.