Bie drastikisht çmimi i naftës në bursa

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.06.2024, 09:29

Tregjet ndërkombëtare të naftës kanë parë një ulje drastiko-historike teksa çmimi i një fuçie nafte ka shkuar në 74 dollarë, nga 82 dollarë në fund të muajit maj. Kjo shënon vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.

Ulja e çmimit vjen pas njoftimit të OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) të dielën se do të fillojë të heqë gradualisht kufizimet për prodhimin e naftës gjatë një periudhe 12 mujore, duke nisur nga tetori 2024.

Kjo ulje e çmimeve është reflektuar edhe në tregun vendas. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në fund të muajit maj, nafta është blerë me 752 dollarë për ton.

Aktualisht, në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 lekë, ndërsa benzina me 183 lekë dhe gazi me 59 lekë për litër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit