Me kallash në dorë, ditën për diell, i forti i Dibrës, që policia e mbron duke e mbajtur “në drejtim të paditur”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.06.2024, 18:12

Para pak ditësh, në rrugën nacionale Dibër – Bulqizë, Fadil Tërnova, ndaloi në mes të rrugës një tjetër makinë dhe doli me kallash në dorë duke zbrazur breshëri plumbash përkundrejt makinës që e ndaloi dhe drejtuesit të saj (videoja bashkëlidhur).

Shtetasi Fadil Trenova, nuk e kishte për herë të parë këtë veprimtari kriminale banditeske, pasi ai ka një CV (kartelë) të pasur kriminale, duke filluar që në vitin 2009 ku ai plagosi rëndë një shtetas (V.Sh).

Në vitin 2012 gjatë një kontrolli atij iu kapën armë dhe fishekë; serish në vitin 2012 ai kanosi dhe plagosi nje tjetër shtetas, ndërsa në vitin 2013 ai dyshohet se vrau nje shtetas dhe plagosi rëndë një tjetër. Në vitin 2015 serish Fadil Tërnova gjatë një kontrolli i gjenden arme zjarri dhe municione, ndrësa pistoletën e mbante të mbushur gati për të hapur zjarr.

Në vitin 2020, Fadil Tërnova arrestohet dhe gjatë ndalimit atij iu gjet sërish armë dhe municion luftarak.

Ai dyshohet se kreu edhe shtrengim për dhënie pasurie në disa raste dhe për të gjitha këtë veprimtari Kriminale ai në total ka bërë një here 8 muaj burg dhe herën e dytë 2 vite burg. Mekanizmat dhe procedurat se si ky kriminel ka mundur të reduktoje vitet e burgut dhe te gjendet i lirë pas çdo arrestimi përveçse janë uleritëse, kriminale janë edhe të çuditshme?!

Nuk mbaron me kaq i forti i Dibrës, i dënuar e recidivisti Fadil Tërnova nuk ndalon; sërish në korrik të vitit 2023, në mes të rrugës ai dhunon brutalisht drejtorin dhe dy punonjës tjerë te policise Bashkiake; edhe për këtë ngjarje ai thjesht u shpall në kërkim, ndërkohë leviz i lirë në mes të qytetit pa asnje lloj frike.

Fadil Tërnova edhe pse i shpallur në kërkim, i shkon shefit të komiariatit Bulqizë “në zyrë” dhe e kërcënon atë se pse e ka shpallur në kërkim, i kërkon ta heqë nga kërkimi mbase me te drejte pasi ai leviz i lirë në mes të qytetit pa asnjë pengesë.

Duke qenë në kërkim, më 13 Maj 2024 teksa po udhëtonte me makinën e tij “Land Rover” në rrugën Nacionale Dibër – Bulqizë, ai i bën me shenje që të ndaloje një makine tjeter qe vinte perball tij; e therret drejtuesin e mjetit dhe pasi bisedon me të tenton ta godasë me grushta. Duke parë që me grushta nuk po e realizonte qëllimin e tij, ai nxjerr kallashin nga makina, dhe fillon të gjuajë me bresheri fishekësh, ndërkohe që ne rrugë kalonin makina të rastit; për fat të mirë i targetuari fshihet, por Fadil Ternova vijon të gjuaj ne drejtim të makinës dhe pasi e zbraz të gjithe karikatorin e fishekeve shkon dhe i gjuan xhamit me qytën e armës. Pas gjithë kësaj skene ai largohet i qetë ne drejtimin e tij “të paditur” për policinë.

Burime për JOQ Albania, bëjnë me dije se, Fadil Tërnova nuk është njeri pa mbështetje, ai nuk eshte thjesht një kriminel i rëndomtë, por ai është një kriminel që ka burime të besueshme (dyshohet) se mbrohet nga Drejtori i Policise së DVP Dibër z. Dhimitraq Ziu, si dhe nga zv. Drejtori për Krimet; gjithashtu ka të dhena objektive se mbrohej edhe nga z. Urim Buci, një ish oficer që më pas emërua prokuror për tu bërë edhe drejtues i prokurorisë Dibër; që në një rast thuhet se ky i fundit, kërkoi të negocionte heqjen e recidivistit Fadil Tërnovës nga kërkimi.

Fadil Tërnova, një shtetas me një CV kriminale kaq të gjatë për vepra penale shunë rënda dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, vijon të jetë i lirë, pa më të voglin shqetësim. Ai është një burim rreziku, gjithmonë e kurdoherë lëviz me armë me vete, ndërsa Polici Dhimitraq Ziu, vijon të rrijë i qetë në detyrën e drejtorit të DVP Dibër, të arrestojë qytetarë hallexhinj për ndërtim pa leje të gardhve, të arrestojë drejtues mjetesh që përplasen me murin apo me kazanat e plehrave, të arrestoje shtetas qe mbajne me leje armë gjahu për te ruajtur bagëtite nga ujku apo të beje bujë me arrestimin e nje dervishi që yshte nje grua me kërkesen e saj dhe të familjareve apo të ndalojë për një cigare hashash konsumatëret(veprim i depenalizuar) e të tjera ngjarje që kane hallexhinjtë e Dibrës, por të cilat përmbushin kriteret e statistikës.

Sjellim në vëmendje se në Minierën e Bulqizes, për shkak të kushteve skandaloze të punës, aferave për lejet për përdorimin e lëndeve plasëse dhe shkeljeve te rregullave të sigurise në punë, kane humbur jeten vetëm për këtë vit dy minatorë; policia nuk ka ndërmarrë asnjë lloj mase parandaluese apo kontrolluese, nuk ka ndaluar apo arrestuar shfrytëzuesit e ketyre minierave por ka njoftuar vetem se ka filluar hetimet apo kanë ndaluar personat “presta nome”.

Komuniteti në Dibër është i shqetësuar për gjendjen ne liri të plotë të kriminelit recidivist Fadil Tërnova. Presim që Drejtori Dhimitraq Ziu të bëjë detyrën, të shkojë të “takojë” të shpallurin në kërkim dhe ta çojë atë në dhomat e paraburgim që të dalë para drejtësise.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit